Digjet sërish lokali i Noizy-t në Durrës

Lokali në Durrës i reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka marrë flakë sërish. Siç raporton Klan News dyshohet për djegie të qëllimshme.

Kjo është hera e dytë brenda një muaji që lokali i Noizy-t merr flakë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, zjarrfikësit dhe ambulanca.

Deri më tani nuk flitet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lokali në fjalë administrohet nga babai i Noizy-t, Bashkim Rajku dhe ndodhet në zonën e Currilave në qytetin bregdetar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share