Një autoblindë e Forcës së Sigurisë së Kosovë për shkaqe teknike është përfshirë nga zjarri.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shefi për komunikim strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi.
Isufi thotë nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se zjarri është neutralizuar nga personeli i FSK-së, njofton Klankosova.tv.
“Sot në ora 14:00, gjatë lëvizjes së konvojit të automjeteve ushtarake të FSK-së nga Prishtina në Istog, në fshatin Krivovë, për shkaqe teknike të brendshme të instalimit, automjetit ka marrë zjarr. Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar, dhe zjarri është neutralizuar nga vetë personeli i FSK-së me mbështetje të zjarrfikësve” tha Seferi.