Digjet edhe një veturë e policëve të burgut!

Foto ilustrim

INCIDENTI I PESËT BRENDA GJASHTË MUAJVE  

Brenda gjashtë muajve shënohet incidenti I pestë me vënien e zjarrit të makinave të zyrtarëve të burgut.

Policia, sic njofton KlanM, ka konfirmuar se në Novo Sellë të Shkupit është shënuar incidenti I radhës, kurse bëhet fjalë për makinën e një gardiani të burgut I punësuar në burgun e Idrizovës.

“Më 25 Prill në orën 01:56 në SPB Shkup, L.K i punësuar në Burgun e Idrizovës, ka denoncuar se në oborrin e tij në f.Novo Sellë të Shkupit, është djegur makina e tij “Mercedes” me targa të Shkupit. L.K vet e ka shuar zjarrin, kurse nuk ka të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Javën e kaluar u dogj vetura zyrtare e Zv/Drejtorit të Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi, kurse në rastet tjera makinat e punonjësve të burgut janë djegur para shtëpive të tyre.

Deri tani asnjë nga këta rastet nuk ëhstë zbardhur, kurse ekzistojnë dyshime se pas tyre qëndrojnë të burgosur që janë të lidhur me struktura të caktuara të burgut.

Muajin e kaluar, sic percjell KlanM, pati një aksion policor në pjesën gjysmë të hapur të burgut ku ishin ftuar edhe forcat speciale. Dy nga të burgosurit që sipas Drejtorisë kishin qenë më problematic ishin transferuar në pjesën e mbyllur të burgut.

Paraprakisht u zbulua edhe një tunel për arratisje në Burgun e Idrizovës, por ende nuk ka detaje për hetimet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share