Dialogu Prishtinë-Beograd: Të enjten takim i nivelit të lartë në Bruksel?!

KURTI: TË ZBATOHEN MARRËVESHJET

Të enjten ka gjasa të mëdha për një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut në Bruksel.

Nga qeveria nuk e kanë konfirmuar vizitën duke thënë se sapo te këtë dicka konkrete mediat do të informohen me kohë.

Kryeministri Albin Kurti i cili po qëndron në Greqi ka bërë thirrje për zbatim të Marrëveshjeve të sivjetme me Serbinë.

Ka thënë se Kosova është e gatshme për zbatim të Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por ka akuzuar Serbinë se po refuzon zbatimin “sepse përmbajtja është de facto njohje”.

“Jam ofruar për ta nënshkruar në Bruksel dhe më pas edhe në Ohër, por Beogradi nuk dëshiron sepse përmbajtja është de facto njohja”, tha Albin Kurti.

E presidentja Vjosa Osmani nga ShBA-ja këtë javë e ka cilësuar të rëndësishme.

Kosova dhe Serbia të shtunën kanë pranuar një plan nga 5-shja euroamerikane pëer të cilin nuk janë dhënë detaje.

Analisti Shemsi Jashari konsideron se ndërmjetësit e bisedimeve janë të prerë me kërkesat e tyre.

Konsideron se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen.

Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti I vrarë polici Afrim Bunjaku, të shtunën për herë të parë delegeacioni I përbërë nga 5 shja euroamerikanë kanë vizituar Kosovën dhe Serbinë të cilëve u kanë dorëzuar një plan në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve dhe deeskalimin e situatës në veri.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share