Dialogu Prishtinë – Beograd/ Takimi i radhës në dhjetor në nivel kryenegociatorësh

Në dhjetor pritet takimi i radhës ndërmjet palës kosovare edhe asaj serbe në Bruksel ka bërë të ditur emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka njoftuar se ky takim do të jetë në nivel kryenegociatorësh.

Lajcak në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme” 
– tha Lajçak.

Opozita nuk pret rezultat nga ky takim.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizijes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila ka hedhur kritika ndaj Brukselit dhe palës serbe për mungesën e suksesit deri tash në dialog.

Shpreson për një dinamikë tjetër në këtë proces pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur më 24 tetor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share