Dialogu Prishtinë – Beograd: Lajçak takon Kurtin

DIALOGU NË NIVEL TË KRYENEGOCIATORËVE DO TË VAZHDOJË TË HËNËN NË BRUKSEL

Për hapat e mëtejmë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka diskutuar i dërguari i BE-së Miroslav Lajcak me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se ka pajtueshmëri për hapat që do të merren më tutje ndërsa ka paralajmëruar takimin e radhës që do të mbahet të hënën në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

“Është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi se si të kemi një marrëveshje, ne kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit 1, 2 dhe 3. Ky ishte qëllimi që kishim siç thashë një diskutim shumë intensiv por shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm me kryeministrin” – tha Lajçak.

Lajcak është pyetur edhe për modelin kroat të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së, dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane” – tha Lajçak.

Lajcak po viziton edhe Mitrovicën ndërsa të premten do të qëndron në Beograd.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share