Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i radhës në Bruksel

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Takimi do të jetë në nivel kryenegociatorësh. Kosova do të përfaqësohet nga Besnik Bislimi, njëkohësisht edhe zv/Kryeministër.

Në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes bazime të 27 Shkurtit dhe planin e ri të 21 Tetorit.

Ky takim vjen pas atij të 26 Tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Kosova theksoi qëndrimet e saj dhe gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share