Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Prioriteti kryesor është të nisë urgjentisht zbatimi i kësaj marrëveshjeje.
Megjithatë, pritjet për një marrëveshje të shpejtë nuk janë të mëdha. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nxjerrë disa kërkesa për vazhdimin e dialogut, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk i ka pranuar ato.
Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur në Kosovë – shtatorin e kaluar – ku mbeti i vrarë një polic.
Ai besohet se është i lirë në Serbi.
Pritjet që Bislimi dhe Petkoviq të dakordohen për ndonjë gjë, nuk janë të mëdha.
Disa runde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje.
Ndërkohë, normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është kusht për integrimin evropian.