TAKIME ME KRERË TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS
Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, nuk do të hezitojë të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në ditën kur në Kosovë qëndron i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit ka thënë para mediave se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të inkuadruara në proces dhe në partneritet me Bashkimin Evropian dhe se po i përkrahin fuqishëm të dy palët e dialogut.
Sipas tij SHBA-ja dhe BE-ja kanë interesim dhe angazhim maksimal për dialog në mes të dy vendeve andaj edhe vizita e Escobar në Kosovë dhe Serbi është për të shprehur përkrahjen e SHBA-së.
Escobar me të arritur në Prishtinë, pasdite do të takojë presidenten Vjosa Osmani ndërsa në mbrëmje do të takojë liderët e opozitës.
Gjatë së mërkurës Escobar bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajcak do të vazhdojnë takimet me krerë të institucioneve të Kosovës .
Është paraparë që të dy të mbajnë konferencën për media të enjten në mëngjes në përmbyllje të vizitës në Kosovë.
Escobar e Lajcak qëndron në Kosovë në kohën kur është e tensionuar situata në veri dhe në prag të zbatimit të vendimit nga qeveria për masa reciprocitete ndaj dokumenteve të Serbisë si dhe për cështjen e targave.
Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuciq javën e kaluar u takuan në Bruksel në kuadër të dialogut por nuk nuk pati ndonjë pajtueshmëri konkrete ndërmjet dy palëve.