Parlamenti i Tajvanit u shndërrua në përplasjes fizike mes deputetëve kundërshtarë, prej mosmarrëveshjeve për një projektligj të propozuar që zgjeron kontrollin e parlamentit mbi aktivitetin e qeverisë.
Ligjvënësi i Demokratëve Progresivë në qeveri Puma Shen u dërgua në spital me plagë në kokë, pasi u ngjit me forcë në podium, duke hipur mbi trupat e deputetëve të opozitës që kishin bllokuar foltoren, u hodh prej tyre nga lartësia.
Ligji ndër të tjera, kriminalizon shpifjet, çka mund t’i çojë deputetët drejt kalvareve të gjatë me drejtësinë. Demokratët progresivë akuzuan partitë e opozitës se po e miratojnë ligjin me dhunë dhe pa konsultime.
Në parlamentin e Tajvanit, opozita ka 11 deputetë më shumë, por Partia Demokratike Progresive qeveris ishullin pasi është rënë dakord për një kabinet pakice, i mbikqyrur nga opozita.