Një vajzë e mitur nga Aerodromi i Shkupit ka goditur nënën e saj me objekt të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore. Arsyet e zënkës familjare nuk bëhen të ditura. Edhe nëna edhe e bij janë dërguar për kurim të mëtejshëm në spital.
“Më datë 28.11.2022 në orën 19:00 në Komisariatin e Policisë së Aerodromit është raportuar se rreth orës 18:30 në një shtëpi në zonën e Aerodromit, pas një debati të mëparshëm, një e mitur ka sulmuar nënën e saj 38-vjeçare me objekt të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar punonjës policorë dhe përfaqësues të Qendrës Ndërkomunale për Çështje Sociale, në koordinim me Prokurorin Publik për të Mitur dhe pas marrjes së masave, e mitura dhe nëna e saj janë dërguar në institucione shëndetësore për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në raportin e policisë./KlanMacedonia