Dhuna nëpër shkolla: Debate për kufizimin e ”Tik-Tokut”?!

MASH: NË RRITJE DENONCIMET PËR BULLIZËM DHE DHUNË NËPËR SHKOLLA

“Tik-Toku” na vret fëmijët. Kapishtec, ndërtesa 13-katëshe”. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Igor El Padrino, duke e ilustruar me një foto ku shihen adoleshentë që kanë hipur mbi ndërtesën prej 13 kateve në lagjen e Shkupit Kapishtec, kurse sipas komenteve, fotografia është bërë këtë të hënë, njofton KlanM.

Pas vrasjes së tetë nxënësve në një shkollë fillore afër Beogradit, më 3 mars, dhe tetë të tjerëve, dy ditë më vonë në Mladenovac të Serbisë, institucionet e vendit, sic percjell KlanM, kanë nisur konsultime me ekspertë, në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e akteve të dhunës, në shkolla dhe jashtë tyre.

Debati kryesor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet lidhur me kërkesën në rritje për bllokimin e aplikacionit TikTok, për shkak të përmbajtjes së dhunshme në videot e shkurtra që publikohen në të, e që në shumë raste besohet kanë nxitur akte dhune, percjell KlanM.

Por, jo vetëm kaq. Gjatë një debati për dhunën shkollore të organizuar nga Universiteti FON, ku ka marrë pjesë edhe Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, sic njofton KlanM, aktorja Vesna Petrushevska bëri publike të dhëna shokuese.

“A e dini se sa fëmijë mbajnë armë nëpër shkolla? Unë shkollën e aktrimit bëra anketë me fëmijë të moshës 8 – 14 vjec. Të 80 fëmijtë më thanë se ka thika në klasat e tyre. Si do ta zgjidhni këtë? Mirë është që bëni sistemin, do të keni komisione, ekipe, do ta luftoni dhunën shkollore. Por, kjo nuk ëhstë nga dje. Mendoj se duhest të nisni nga fëmijtë që kanë nga 12 vjec dhe mbajnë thika nëpër shkolla. Askush nuk flet për këtë. Ajo që ndodhi në Serbi mund të ndodh edhe tek ne” – tha Vesna Petrushevska, aktore.

Sipas njoftimeve zyrtare, në vendin tonë, janë shënuar disa aksidente gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.

Më 27 nëntor të vitit 2022, një vajzë e mitur në Shkup kishte pësuar djegie të rënda nga rryma derisa ishte ngjitur në një vagon treni për të bërë video, kurse më 15 prill, një mjek anesteziolog nga Tetova u arrestua pasi kishte publikuar në TikTok një video nga Reparti i Gjinekologjisë, dhe tani është pezulluar nga puna dhe përballet me padi penale.

Pas ngjarjeve në Serbi dhe incidenteve tjera në vend, Ministria e Arsimit, sic percjell KlanM, në bazë të denoncimeve në adresat elektronike ka njoftuar edhe për rritjen e njoftimeve për bullizëm dhe dhunë në shkolla. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share