Në çdo shoqëri ka shenja të dhunës të cilat tek njerëzit manifetsohen në mënyra të ndryshme. Sociologu Rezaku në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni thotë se egzistojnë dy lloje te dhunës ajo fizike dhe psiqike, e kjo e fundit sipas tij është më e përhapur dhe më pak i kushtohet vëmendje pasi më rëndë detektohet. Dhuna sipas sociologut Rezak Jakupi manifetsohet në mënyra të ndryshme e ndërsa kur jemi okular të dhunës në familje sidomos tek fëmijët shkakton pasoja të rënda sa që fëmijët edhe bien në ankth, tërheqen nga shoqëria.
“Ka dallim të përjetosh dhe të shohësh dhunë psh. të babait ndaj nënës në aspekt socio-psikologjijjk fëmija është më i lumtur kur çifti janë në marrdhënie harmonie kur fëmija është okular dhe krijohen dy dilema psh. një fëmijë kur shef asi lloj raste betohet se nuk do të përdorë dhunë kur të rritet ose ke rast kur fëmija është vajzë thotë dhe se unë kur nuk do të martohem” thotë Rezaku.
Karakteristika e parë e dhunës është humbja e vetbesimit mënyra e të artikuluarit qartë, tërheqja e kështu me rradhë. Numri i zmadhuar i viktimave të dhunës në familje, sipas ekspertëve është rezultat i moszbatimit të masave për mbrojtjen e viktimave. Profesor Rezaku në emisioninHappy Day në Klan Maqedoni thotë se dhuna psiqike është më e përhapur dhe më e rëndë për të detektuar. Dhuna në familje mund të shprehet edhe nëpërmjet të shikimeve, britmave e të cilat tek fëmijët lën pasoja të rënda.
“Çiftet e reja premtojnë lugina e male e kur fillon jetën familjare atëherë fillojnë problemet. Dhuna psiqike është më e shfaqur se dhuna fizike e ndër to është edhe shikimi, britma keqtrajtimi dhe dhuna më e përhapur është kur ti njëherë e lejon dhe e toleron për hir të diçkait e e mbulon atë diçkain e në fund ajo zgjerohet e përsëritet”, thotë profesor Rezaku në KlanMaqedoni.
Dhuna në familje, veçanërisht dhuna mbi gratë në Maqedoni, ka tendencë të rritjes. Ndër shkaqet kryesore është ajo që viktimat jo gjithmonë vendosin pas divorrcit të inicojnë proces gjygjësor, përshkak të frigës të revanshizmit. Në vitin 2018 në Qendrat për Punë Sociale në Maqedoni jane rregjistruar 1300 raste të dhunës në familje, në të cilat pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë gra. Kjo shifër tregon se dhuna në familje, veçanërisht dhuna mbi gratë në Maqedoni, ka tendencë të rritjes.
“Dhunuesi në RMV sipas kodit penal ai që krijon dhunë mund të akuzoihet edhe per veprime te tjera ka edhe 8-9 kaulifikime për akuzim të palës që krijon dhunë në familje. Nëse me të vërtet Ligji funksionon si në shtetet me demokraci të lartë kjo çështje në praktikë saj përket sanksioneve kalon më mirë ndërsa në vendet e rajonit p.sh. në Serbi mediat i japin liri apo hapsirë e intervestojnë dhe secili e tregon rast në mënyrë individuale, e cila paraqet rrezik permanent për sakrificat e ardhshme”, tha Rezaku.
Komiteti i Helsinkut para pak kohe ka alarmuar edhe për trajtim joadekuat të viktimave nga ana e Qendrave sociale.