Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA voton për shkarkimin e sekretarit të Sigurisë Kombëtare

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar ngushtë për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, duke e bërë atë anëtarin e parë të kabinetit që përballet me shkarkimin në gati 150-vjet.

Shumë republikanë fajësojnë Mayorkas për një fluks të paprecedentë emigrantësh në kufirin ShBA-Meksikë.

Dhoma e udhëhequr nga republikanët me 214 persona ku prej kundër votuan 213 për masën, pasi përpjekja e parë dështoi javën e kaluar.

Çështja tani shkon në Senatin e udhëhequr nga demokratët, ku ka të ngjarë të dështojë.

​ Presidenti Joe Biden e quajti të martën votimin një “akt flagrant antikushtetues” dhe një “marifet politik”.

Kundërshtarët e Mayorkas e akuzuan atë se nuk e respektoi betimin e tij për të “kryer mirë dhe besnikërisht detyrat” e zyrës së tij duke dështuar të bëjë më shumë për të siguruar kufirin.

Votimi u nda kryesisht sipas linjave partiake, me 210 demokratë që votuan kundër shkarkimit, së bashku me tre përfaqësues republikanë: Tom McClintock nga Kalifornia, Ken Buck nga Kolorado dhe Mike Gallagher nga Wisconsin.

Më shumë se 6.3 milionë emigrantë kanë hyrë ilegalisht në ShBA që nga viti 2021, duke e bërë emigracionin një çështje përçarëse dhe politikisht të diskutueshme përpara zgjedhjeve të nëntorit, shkruan BBC, transmeton Klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share