Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën ekonomike për Ukrainën

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan miratoi paketën ekonomike për Ukrainën, në vlerë prej 60.8 miliardë Dollarë.

Paketa ekonomike, në Dhomën e Përfaqësuesve që kontrollohet nga republikanët, kaloi me 311 vota pro dhe 112 kundër.

Tashmë pritet që paketa të kalojë edhe në Senat përpara se të nënshkruhet nga Presidenti Biden.

Edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përshendeti votimin për kalimin e paketës ekonomike, duke shprehur mirënjohjen sidomos për kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Mike Johnson.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share