Disa zyrtarë kanë bërë të ditur se dhjetra njerëz janë vrarë në Gaza pas një serie sulmesh ajrore izraelite në 24 orët e fundit.
Një sulm ajror që synonte një shtëpi në Khan Younis, në jug të Gazës, vrau shtatë persona dhe plagosi të paktën 25 të tjerë, tha Kompleksi Mjekësor Al-Nasser, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Disa njerëz nga personeli i mbrojtjes civile dhe asaj disa nga stafi mjekësor u plagosën gjithashtu pas një sulmi ajror izraelit që goditi një ndërtesë banimi pranë spitalit, thuhet në një deklaratë të Mbrojtjes Civile të Gazës.