Dhjetëra të arrestuar pas trazirave në Dublin

Natë dhune dhe kaosi kaloi mes të Enjtes dhe të Premtes, Dublini kryeqyteti i Irlandës.

Mijëra njerëz morën pjesë në protesta të dhunshme pas plagosjes me thikë të 5 personave, ndër të cilët 3 të mitur të moshave 5 dhe 6 vjeç nga një burrë, pasditen e të Enjtes. Dhuna shpërtheu pasi në rrjetet sociale u përhapën mesazhe se autor ishte një emigrant algjerian. Grupe radikalësh të djathtë organizuan menjëherë protesta masive kundër të huajve që shkaktuan atë që konsiderohet nata më e rëndë e trazirave, e dekadave të fundit në kryeqytetin irlandez.

Përveçse dogjën mjete policisë të dhe transportit publik, gjatë manifestimeve u sulmuan dhe plaçkitën edhe biznese. Policia arrestoi më shumë se 30 manifestues. Kryeministri Leo Vardakar tha se këto protesta turpëruan Irlandën. Vitet e fundit, në këtë vend janë rritur aktet e dhunës kundër të huajve nga të grupet e radikalëve të djathtë, të cilët ua venë fajin dyndjes së emigrantëve për shtimin e kriminalitetit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share