Dhjetë rekomandime për shkolla më të sigurta!?

NXËNËSIT E MBËSHTESIN, OPOZITA ME KRITIKA

Kufizimi i shfrytëzimit të celularëve nëpër shkolla, uniforma shkollore, kod veshjeje për mësimdhënësit dhe shërbimet profesionale, takime të rregullta dhe konsultime se si të përmirësohet siguria nëpër shkolla – ishin disa nga dhjetë rekomandimet e miratuara nga Qeveria, njofton KlanM.

Qëllimi, sipas Qeverisë, është që në këtë periudhë të ndjeshme të reagohet me kujdes për t`u ngritur siguria dhe të parandalohet dhuna nëpër shkolla.

Alarmi për luftë kundër dhunës shkollore dhe bullizmit u ndez pas disa ngjarje makabre në Serbi.

Nxënës të Shkollës së  Mesme “Saraj” në emisionin “Happy Day” mirëpritën këto masa qeveritare duke thënë se bëhet fjalë për sigurinë e tyre nëpër shkolla.

“Po mendoj që është mir që të mos përdoret telefoni gjatë mësimit, dhe është më mirë sepse kur fillon ora nxënësit duhet të jenë më të fokusuar në mësim” – tha Ramadan Emini, nxënës.

“Kemi raste ku teknologjia nuk duhet të përdoret për keqpërdorime, shantazhe me manipulime, jemi në kulmin e teknologjisë ku vazhdon më tepër të përdoren dhe pse ne mos të vazhdojmë ta përdorim në dobi kur ështtë për ne, për arsim  dhe zhvillim të punojm për të miren e vendit tonë” – tha Sunaj Megdi, nxënës i shkollës së mesme.

Nga Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme, sic njofton KlanM, thonë se katër propozimet e tyre për përmirësimin e situatës me shëndetin mental të nxënësve të shkollave të mesme janë pranuar nga Ministria e Arsimit dhe janë vënë si rekomandim I nëntë dhe I dhjetë.

Nga ana tjetër, dhjetë rekomandimet e Qeverisë, për siguri nga shkolla, nga VMRO-DPMNE-ja janë cilësuar si të pakuptueshme, jo adekuate dhe jo të plota. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Neal Sejfulla

Lexo gjithashtu
Total
0
Share