“DETEKTOR”: Gratë dhe burrat të barabartë – diskriminim gjinor gjatë punësimeve!

Gratë dhe burrat janë të barabartë, por ekziston diskriminim gjinor gjatë punësimeve dhe gratë shpeshherë janë viktima të mobingut. Kështu janë qëndrimet e qytetarëve gjatë hulumtimit të fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, njofton KlanM.

Sipas anketës, 52.6% vlerësojnë se gratë dhe burrat në RMV janë të barabartë, respektivisht se kanë të drejta të njëjta për progres professional, edhe pse, sic percjell KlanM, nuk është e vogël përqindja e qytetarëve që janë t bindur në të kundërtën. 32.4% vlerësojnë se gratë dhe burrat nuk janë të barabartë.

Sipas strukturës gjinore, 59.8% e burrave mendojnë se burrat dhe gratë janë të barabartë, derisa 26.5% vlerësojnë të kundërtën. Tek gratë 45.6% thonë se janë të barabartë derisa 31.8% se jo.

50.7% e të anketuarve, sic percjell KlanM, vlerësojnë se ekziston diskriminimi gjinor gjatë punësimit, derisa 37.2% janë të bindur se s`ka diskriminim të tillë.

Interesante janë të dhënat rreth kësaj pyetje në strukturën etnike të të anketuarve. 53.7% e maqedonasve vlerësojnë se ka diskriminim gjinor gjatë punësimit, kundrejt 33% që vlerësojnë se kjo nuk ndodh.

Tek shqiptarët, sic përcjell KlanM anketën e “Detektor”, situata është ndryshe. 54.1% e shqiptarëve vlerësojnë se s`ka diskriminim gjinor gjatë punësimit derisa 37% vlerësojnë se ka.

56.2% e të anketuarve vlerësojnë se gratë janë viktima të mobingut. Vetëm 6.9% janë të mendimit se burrat janë viktima të mobingut.

Cdo I pesti qytetar njeh ndonjë grua që është larguar nga puna për shkak të shtatzanisë. 19.9% e qytetarëve thonë se njohin raste të këtilla kurse 72% s`kanë informacione për kësi rastesh.

Ndërkaq, 46.5% e burrave dhe 58.5% e grave, sic percjell KlanM, vlerësojnë se dhënia e kujdesit gjatë divorcit ku favorizohet nëna është koorekte dhe në interes të fëmijve./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share