“DETEKTOR” anketa: Maqedonasit kundër kornizës negociuese me BE-në, Shqiptarët “pro”!

Shumica e qytetarëve janë kundër kornizës negociuese që Qeveria e dakordoi me BE-në dhe vlerësojnë se me këtë RMV-ja vehet në pozicion nënçmues, njofton KlanM.

 Kështu thuhet në rezultatet e anketës që për ‘Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.

Sipas anketës, 55.7% e qytetarëve janë kundër kornizës negociuese me BE-në, derisa 28.1% e mbështesin.

Të dhëna interesante jepen sipas analizës etnike.

Derisa 70% e Maqedonasve janë kundër kornizës negociuese, sic njofton KlanM, madje 75% e Shqitarëve e mbështesin këtë kornizë.

62% e Maqedonasve vlerësojnë se korniza negociuese është hyrje në bullgarizimin e vendit, kurse 54.4% e Shqiptarëve ndajnë qëndrimin se kjo kornizë garanton identitetin maqedonas, përcjell KlanM.

48.4% e qytetarëve janë të mendimit se rreth kësaj çështjeje ka shumë dezinformata, derisa 26.9% thonë se s`ka dezinformata.

Anketa e Institutit për hulumtime politike – Shkup është zbatuar përmes telefonit nga 2 deri më 6 Maj, me 1.112 të anketuar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share