“Detektohet një zonë e ngushtë ku mund të gjendet vetura” – Vazhdon aksioni i kërkimit në Lepenc

Sipas gazetarit të KlanM, Furkan Saliu, i cili gjendet në vendngjarje që nga dita e djeshme pak momente nga aksidenti i familjes Pacolli në lumin Lepenc, aksioni vazhdon ende.

Informatat e fundit janë se FSK dhe ekipet nga Maqedonia kanë detektuar një zonë të ngushtë, ku sipas analizave nuk mund të kalojë vetura sepse lumi ndahet në dy pjesë. Prandaj, siç thotë Furkan Saliu, ekipet po përqëndrohen në atë zonë për të gjetur veturën dhe tre anëtarët e familjes Pacolli./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share