Detaji që tradhtoi Naim Murselin në varrimin e Liridona Ademit (Video)

Historia e vrasjes së Liridona Ademit në Prishtinë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti Naim Murseli si organizator, tronditi mbarë opinionin publik.

Vrasja ishte organizuar si grabitje e shkuar keq, por Policia e Kosovës mundi ta zbardhë brenda pak orësh ngjarjen. E megjithatë, Naim Murselin e arrestoi si organizator të vrasjes pas varrimit të Liridona Ademit.

Por gjatë ceremonisë mortore, ku i pranishëm ishte edhe vetë Naim Murseli që përcillte për në banesën e fundit bashkëshorten të cilës ia kishte marrë jetën vetë, e tradhtoi një veprim i tij që kaloi pa u vënë re mirë.

Ky moment, që është transmetuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, është mos falja e xhenazes Liridonës nga Naimi.

Të gjithë burrat e pranishëm në varrim marrin pjesë në faljen e xhenazes, ndërsa Naim Murseli nuk merr pjesë.

Bashkëshorti i Liridonës u arrestua pas ceremonisë mortore nga Policia e Kosovës, të cilët prisnin të përfundonte ky moment i vështirë për familjen e të ndjerës.

Bashkë me të u arrestuan edhe 2 persona të tjerë; njëri prej të cilëve vrasësi direkt dhe tjetri bashkëpunëtor. Autori ishte paguar 30 mijë Euro nga Naim Murseli që të vriste bashkëshorten e tij, Liridonën, dhe ngjarja të inskenohej si grabitje./tvklan.al

VIDEO 1

VIDEO 2

Lexo gjithashtu
Total
0
Share