Detaje nga vrasja në Shëngjin: Autorët hynë në lokal dhe e ekzekutuan biznesmenin me pistoletë me silenciator

Të paktën 2 persona dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, këtë të mërkurë në Shëngjin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në këtë kompleks turistik që ndodhet në hyrje të Shëngjinit, në pronësi të biznesmenit 50-vjeçar, një emër i njohur në zonë.

Pikërisht nga ky vend, gazetarja Vera Deda tha se autorët, të cilët dyshohet se lëviznin me motor, kanë hyrë në ambientet e lokalit ku ndodhej viktima dhe kanë qëlluar me pistoletë me silenciator në drejtim të tij. Autorët raportohet se mbanin në kokë skafandër dhe se qëlluan të paktën 7 herë në drejtim të 50-vjeçarit.

Nikulaj mësohet se u gjet nga të afërm të tij, të cilët njoftuan policinë. Si shkaqet ashtu sikurse autorët e këtij ekzekutimi mafioz mbeten të paqarta.

50-vjeçari rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës. Ai po ashtu ka qenë pjesë e politikës, si anëtar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, por edhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në radhët e PSD./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share