Detaje nga vrasja e mjekut në Shkup: Djemtë e gjetën trupin e vdekur të mjekut në veturën e tij pasi nuk ishte kthye nga puna

Më datë 21.03.2024, në ora 23:09, në SPB Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit është gjetur i vdekur me plagë në trup, në park afër ish fabrikës Zhelezara.

Sipas njoftimit, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share