Dhjetëra tajlandezë shkuan në një nga qendrat tregtare të Bangkokut me kova çeliku, kuti kartoni dhe lloje të ndryshme mbajtësesh plastike në një pasi një kinema ofroi kokosha me konceptin “all you can eat” për vetëm 5.90 Dollarë.
“All you can eat” lejon konsumatorët që të hanë një ushqim në çfarëdo sasie duke paguar vetëm vlerën e caktuar, por me kushtin që ta përfundojë atë. Në rast të kundërt, ata duhet të paguajnë vlerën e plotë të produktit të konsumuar.
Kinemaja iu tha konsumatorëve që të sillnin kontejnerë të pazakontë, si një lloj sfide për të interesuarit. Një 39-vjeçar mori me vete rreth 57 litra nga ‘qerasja’ e ofruar.
Me çmimin e një bilete, klientët mund të merrnin edhe pije pa limit për të shuar etjen ‘hakmarrëse’ nga kokoshkat./tvklan.al