“Destabilizimi i Turqisë do të…” – Bujar Osmani për zgjedhjet në Turqi

Duke komentuar zgjedhjet e djeshme në Turqi, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani bëri të ditur se është e rëndësishme që zgjedhjet atje të zhvillohen në frymë demokratike, ndërsa se cila do të jetë zgjedhja e popullit turk, është çështje e brendshme atje. Sipas Osmanit, Turqia është parnter strategjik i Maqedonisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vazhdojë pa marrë parasysh se kush është në krye të shtetit.

“Në kontektin gjeopolitik, Turqia ka vërtet një rol shumë të rëndësishëm për të mbajtur stabilitetin. Është ura ndërmjet Evropës dhe Lindjes së Mesme, Azisë dhe sigurisht se një Turqi e destabilizuar politikisht do të destabilizonte shumë më gjerë dy anët e kësaj ure”, tha mes tjerash Osmani në Klan Debat./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share