Destabilizimi i motit/ Mot “apokaliptik” në Gjevgjeli – breshëri zbardh rrugët!

Rajoni i Gjevgjelisë është kapluar nga moti i li i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, breshër të fuqishëm, zbrazje elektrike dhe erë të përforcuar.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë mot apokaliptik dhe rrugë të zbardhura nga breshëri.

Sinoptikët thonë se 24 orët e fundit, më shumë shi ka rënë në Radovish – 37 litra në metër katror, 31 litra në Lazaropole, 26 në Berovë, 24 në Krushevë, ndërsa 22 litra në Shkup.

Destabilizimet lokale të motit vijnë si pasojë e ndikimit të një cikloni të thellë nga Atlantiku, që ka rezultuar që vendi ynë të përballet me reshje të rrëmbyeshme shiu, kurse vende-vende proceset të jenë në formë të motit të lig.

Metereologët paralajmërojnë se nga dita e premte do të ketë ulje të kushteve për rreshje të shiut dhe do të nisin periudhat me diell.

Pavarësisht reshjeve, Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë zjarre në ambiente të hapura. Nga kjo qendër kanë bërë thirrje që të pastrohen kanalet e ujit me qëllim që reshjet të mos shkaktojnë përmbytje./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share