Dështon takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel – Kosova vendosi kushte për vazhdimin e dialogut

DËSHTON TAKIMI KURTI-VUÇIQ NË BRUKSEL

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u takuan sot në Bruksel me kreun e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, por jo me njëri-tjetrin. Josep Borrell tha Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh dhe kryeministri Albin Kurti paraqiti tre kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin më të gjerë të normalizimit.

Raporti Blerta Dalloshi Berisha

Edhe pas dy runde takimesh bilaterale kanë dështuar përpjekjet e Bashkimit Evropian për një takim trepalësh me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq.

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, fajin e ka hedhur te kryeministri Albin Kurti.

“Kosova nuk dëshironte ta mbante takimin trepalësh, Serbia ishte e gatshme ta bënte. Duhen dy vetë për ta luajtur tangon. Për fat të keq asnjë progres nuk mund të arrihej sot”, tha Borell.

Tha se Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit.

“Kryeministri Kurti pati tri kërkesa. Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare. Serbia nuk ishte e gatshme ti pranojë kërkesat e Kosovës”
, tha Borell.

Sipas tij të dyja palët janë përgjegjëse për mospërmbushjen e asaj për çka janë zotuar.

“Asnjë hap nuk është ndërmarrë për themelimin e Asociacionit. Draftstatuti evropian që ofron një mënyrë moderne për tu marrë me këtë çështje. Nuk duhet harruar që procesi i normalizimit përparon shpejt nëse të dy palët dakordohen. Ne dhe SHBA-ja nuk mund ta duam më shumë normalizimin e marrëdhënieve sesa Kosova dhe Serbia. Sot patëm një takim tjetër. Diskutimet ishin siç pritej, të vështira si gjithmonë”, tha Borell.

Para takimit, BE-ja ka prezantuar një propozim të ri që do të udhëzonte planin e zbatimit të marrëveshjes./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share