Opozita kërkon shpërbërjen e legjislativit
Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte e fundit për këtë sesion.
Por opozita e ka akuzuar mazhorancën se e dështoi seancën për ta pamundësuar diskutimin për siç thanë aferën “Zdravo”.
Ndërsa kanë thënë se do të angazhohen për të siguruar numrat që në vjeshtë të shpërbëjnë Kuvendin. Deputetët pritet të rikthehen në Kuvend pas pushimeve në sesionin vjeshtor.