Këshilli i Prokurorëve edhe zyrtarisht emëroi Abazin në pozitën e re
Zgjedhja e shefit të Prokurorisë së Lartë të Shkupit dhe Gostivarit, si dhe të prokurorive publike në Manastir, Veles, Gostivar, Kavadar dhe Kumanovë, edhe pse ishte paralajmëruar për sot, dështoi. Seanca me vonesë prej një orë e gjysmë, ndërsa e njëjta u ndërpre pas pikës së dytë. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski tha se, vonesa ka qenë për shkak se, anëtarët kanë shqyrtuar dosjet dhe se, kanë kërkuar më shumë kohë që të shohin vlerësimet dhe dosjet, para se të sjellin vendim.
“I lexojnë dosjet që arritën të premten së bashku me vlerësimet, ka pasur dhe intervista të enjten dhe të premten dhe i kanë shkëmbyer dosjet mes njëri tjetrit, megjithatë u është dashur më shumë kohë që të shqyrtojnë dosjet për prokurorët publik. Vlerësuan se u duhet më shumë kohë, unë nuk mund të ndërhyjë në atë pjesë, sepse edhe ashtu jemi ngushtë me shumicën dhe nuk mund të lejojë që dikush të thotë se nuk mund të votojë dhe të shkojë”, deklaroi Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.
Ndërkohë, në fillim të seancës këshilli edhe zyrtarisht emëroi Islam Abazin për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Unë jam këtu në këtë periudhë prej dy vitesh, në këto dy vite ishte vlerësuar pozitivisht raporti vjetori i prokurorisë së Gostivarit dhe ishte theksuar aty se është arritur marrëveshje në kuptim që të zgjidhen ato lëndë që me vite kanë qëndruar në sirtar, të pazgjidhura”, tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve
Kandidatë për pozitën e shefit të Prokurorisë së Lartë janë prokurori Mustafa Hajrullahu, si dhe prokurorët e lartë, Fatime Fetai dhe Burim Rustemi. Këto dy të fundit kanë qenë pjesë e ish Prokurorisë Speciale, ndërsa prej në prill të vitit të kaluar, u zgjodhën prokuror në Prokurorinë e Lartë./KlanMacedonia
Përgatiti: Teuta Buçi