Dëshmitarja serbe, e cila u paraqit sot si e 17-ta në seancën e sotme, e ka pranuar para të pranishmëve, se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane, ishin armatosur nga Serbia.
E gjithë kjo rezultoi pas pyetjeve të shtruara drejt saj, nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, avokati Gregory Keohe, përcjell klankosova.tv.
Keohe: Kur filloi konflikti në Kosovë a është e saktë të thuhet që autoritetet serbe iu dhanë armë civilëve në fshatra të ndryshme?
Dëshmitarja: Kjo ka ndodhur përpara. Në cilat vite nuk e mbaj në mend. Ka ndodhur më herët.
Keohe: Është fakt që burrat e fshatit tuaj kishin marrë armë nga Serbia?
Dëshmitarja: Po
Keohe: Autoritetet serbe iu jepnin armë civilëve edhe në demonstrata?
Dëshmitarja: Jo në protesta. Armët janë shpërndarë për burrat.
Keohe: Le ta shohim dokumentin. Keni thënë gjatë demostratave në Kosovë i janë dhënë armë. Kushdo që ka marrë armë ka marrë armë në demonstrata. A ju kujtohet?
Dëshmitarja: Po.
Keohe: Kur flisni për këtë doni të thoni që gjatë demonstratve në Kosovë autoritet serbe iu kanë dhënë armë serbëve?
Dëshmitarja: Po
Keohe: A është e saktë se autoritetet serbe u kanë dhënë civilëve armë në gjithë Kosovën?
Dëshmitarja: Nuk e di për gjithë Kosovën.