Manchester City rinovon për dy vite me trajnerin Pep Guardiola
Projekti i Pep Guardiolës te Manchester City do të vijojë të paktën edhe për dy vite të tjera. Spanjolli ka arritur akordin për të zgjatur kontratën me klubin anglez deri në vitin 2025, me mundësinë për ta zgjatur edhe për një vit tjetër. Nëse trajneri ose klubi e ekzekutojnë opsionin, kjo do të thotë se spanjolli do të zgjasë qëndrimin e tij në klubin e Premier League.
Guardiola u bë trajner i City në vitin 2016 dhe ka fituar katër tituj kampion të Premier League, një Kupë FA dhe katër Kupa të Ligës, teksa e udhëhoqi skuadrën drejt finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2021. 51-vjeçari do kalojë eksperiencën më të gjatë në drejtimin e Manchester City më shumë se çdo klub tjetër.
Objektivi për të fituar Ligën e Kampionëve është kryefjalë e drejtuesve të anglezëve në vitet e fundit, fakt që ka shtyrë drejtuesit për t’i besuar sërish urdhërave të Guardiolës. Aktualisht, Manchester City pozicionohet në vendin e dytë të Premier League angleze, pesë pikë pas kryesuesve të Arsenalit pas 14 javësh kampionat.
Klan News