Në dy ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat të shtunën do të zbresin edhe deri në -13 gradë.
Ditën e dielë do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për rënie të borës së lehtë në male dhe në vendet më të larta. Nga e hëna moti do të jetë stabil me rritje të temperaturave të mëngjesit dhe ditës, kumtoi DPHM.