Deri në shkurt të vitit 2024 shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të duhet të ndryshojnë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, respektivisht me emrin Republika e Maqedonisë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se kjo ka bërë që të shtohet numri i kërkesave për nxjerrje të pasaportave në ambasada dhe se për këtë qëllim, në disa ambasada do të dërgohen një grup konsulentësh nga MPJ, që të mundësohet puna në dy ndërrime në periudhën në vijim.
“Nisim me punë në dy ndërrime në Bernë, Bon, Berlin dhe Mynih”, tha Osmani duke shtuar se sipas kërkesës do të vendosen dy ndërrime edhe në qytete tjera ku Maqedonia ka ambasada.