Deri më 5 janar tenderi i ri për sistemin KATO në Onkologji

MEXHITI: DO TË DUHET KOHË, POR NUK HEQIM DORË NGA ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Deri më 5 janar do të shpallet tenderi për sistemin KATO, kurse pas shpalljes do të duhet të gjendet kuadri i kualifikuar.

Ministri I Shëndetësië, Fatmir Mexhiti, edhe pse i vetëdijshëm se do të duhet kohë, siguron se do të gjenden 15 infermieret që do të punojnë me këtë sistem. Thotë se nuk do të heqin dorë nga zgjidhja e problemeve.

“Do të gjejmë gjithcka që duhet. Po, na duhet kohë, por nuk do të heqim dorë. Në punën tonë të përditshme shihni se nuk është sic ishte më parë, punët shkojnë në drejtim të mirë”, tha Fatmir Mexhiti.

Këto komente Ministri i Shëndetësisë I bëri gjatë vizitës në Klinikën Universitare për terapi fizikale në Shkup ku u promovua sistemi i ri bashkëkohor për rehabilitim robotik.

Rreth 30 pacientë në muaj do të mund të trajtohen me këtë rehabilitim. Bëhet fjalë për aparatin “Lokomat” që kushton 950 mijë euro, mjete këto të Ministrisë së Shëndetësisë./KlanMacedoni

Lexo gjithashtu
Total
0
Share