Atletico e Real synojnë kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Mbretit
Është derbi dhe një nga ato ndeshje me rëndësi të veçantë. Pavarësisht se luhet në mesin e sezonit, rivaliteti për të qenë në çerekfinalet e Kupës së Mbretit është i lartë. Atletico e Madridit dhe Real Madrid masin sërish forcat me njëra-tjetrën .
Pak ditë pas atij spektakli të dhuruar në gjysmëfinalen e Superkupës, dy ekipet rikthehen në metropolin spanjoll për të dhuruar një tjetër akt magjie. Atletiko e Madridit synon që të hakmerret për humbjen 5-3 në Riad, e mbi të gjitha, për të vazhduar mbrojtjen e trofeut të Kupës së Mbretit këtë sezon.
“Ne do kërkojmë t’i lëndojmë ata ku mendojmë se mundemi. Kanë energji pozitive pas kanë fituar Superkupën duke luajtur mirë ndaj nesh dhe Barcelonës. Janë në një moment të shkëlqyer të formës dhe ne do përballemi me kundërshtarin më të mirë. Kush arrin të fitojë më shumë episode në fushë shanset për të fituar ndeshjen janë të mëdha”.
Impenjimet e shpeshta në këtë moment të sezonit, ndikuar edhe nga udhëtimet e gjata kanë sjellë lodhje në këmbët e Real Madrid. Gjithsesi, trajneri Karlo Ançeloti do hedh në fushë lojtarët më të mirë në dispozicion.
“Rodrygo do të jetë në dispozicion për të luajtur. Po bën shumë mirë dhe po kalon një formë të mirë. Ishte vendimtar në Superkupë dhe është në një moment të mirë. Do të vendos skuadrën më të mirë të mundshme, duke marrë parasysh edhe lodhjen. Në fushë do të jenë lojtarët më në formë”.
Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, Real Madrid ka fituar 3, barazuar 1 dhe humbur po një.
Klan News