Deputeti shqiptar derdh qumësht në hyrje të Parlamentit, në shenjë proteste

Deputeti demokrat në Shqipëri, Dashnor Sula në shenjë proteste ka shkuar në Kuvend me dy shishe me qumësht në dorë. Ai vendosi ta derdhë qumështin në shkallët e Parlamentit, në mbështetje të blegtorëve të cilët dolën në protestë disa ditë më parë.

Sula: Kjo qeveri nuk e ka ndërmend të merret me blegtoret. Fondet janë të AZHBR dhe i kanë vetë në dorë. Ju e dini që IPARD 2 u bllokua, IPARD 3 nuk është hapur fare dhe milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në ndërtim. Kjo është situatë e rëndë, në mënyrë simbolike këtë qumështin që është i blegtorëve do ta derdh tek dera e parlamentit dua t’i tërheq vëmendje kësaj qeverie, ministrit të Bujqësisë dhe të gjithë këtyre t’i kthejnë sytë nga fshati, nga fermerët, se janë në pikë të hallit.

Gazetarja: Mund t’i kishe dhënë një gotë qumësht deputetëve të shumicës para se ta derdhje.

Sula: Ndoshta nuk u pëlqen se kjo është për njerëzit e thjeshtë, ata janë në nivele jashtëzakonisht të lartë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share