Deputeti serb në RMV kundër Vuçiqit

“VUÇIQI KUJDESET PËR INTERESAT E SERBISË, MUA MË KANË ZGJEDHUR QYTETARËT MAQEDONAS”

Vuçiqi kujdeset për interesat e Serbisë, ndërsa unë për interesat e Maqedonisë, kështu deklaroi Ivan Stoillkoviq deputet i partisë serbe në Maqedoni i cili është në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Ai shtoi se ai dëgjon dëshirat e qytetarëve të cilët janë kundër pranimit të propozimit francez.

“Mos e refuzoni, para se ta mendoni mire”, rekomandoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq ditë më parë për propozimin francez i cili tashmë po debatohet në Kuvend. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që t’i vendosin gjërat në mënyrë të arsyeshme, sepse vetëm kështu do të kuptojnë se çfarë fitojnë dhe çfarë mund të humbasin në fillim të negociatave me Unionin.

“Qytetarët e dinë më mirë se unë nëse diçka është e mirë ose jo për interesat e tyre nacionale. Vetëm i lus njerëzit të mendojnë, të mendojnë të mos pranojnë diçka apriori ose të refuzojnë dicka apriori”, deklaroi Aleksandar Vuçiq President i Serbisë

Por deputeti serb Ivan Stoillkoviq i cili është i afërt me Vuçiqin kundërshtoi deklaratën e tij, duke thënë se Vuçiqi kujdeset për interesat e Serbisë, ndërsa ai për interesat e Maqedonisë raporton KlanM.

“Unë jam deputet në Kuvendin e RMV-së dhe sillem në përputhje me interesat e qytetarëvetë cilët më kanë zgjedhur në Maqedoni. Dëshira e qytetarëve është që ky propozim mos të kalojë pasi që në këtë rast është cenuar identiteti maqedonas. Për këtë shkak unë solidarizohem me popullin maqedonas. Unë vetëm këtë mund t’ua them. Ndërsa Vuçiqi kujdeset për interesat e Serbisë dhe për interesat e qytetarëve të Serbisë, deklaroi Ivan Stoilkoviq- deputet i partisë serbe në RMV

Stoilkoviq është deputet i partisë serbe në Maqedoninë e Veriut ndërsa në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Ai së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ishin mysafir të Vuçiqit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share