Deputeti i sapozgjedhur shqiptar në Mal të Zi: Ky ishte mëkati më i madh i Abazoviqit si kryeministër

Deputeti i sapozgjedhur shqiptar në Mal të Zi, Nikollë Lamaj nga Forumi Shqiptar, duke folur për zgjedhjet e djeshme parlamentare atje dhe për mundësitë që tani iu ofrohen partive shqiptare, u ndal edhe tek qeverisje e Dritan Abazoviqit.

Qeverisja e Abazoviqit, sipas Lamajt, nuk solli diçka të re për shqiptarët, pavaërsisht se ishin shqiptarët, sipas tij, faktorë kryesorë për krijimin e qeverisë së re të atëhershme.

“Sa i përket asaj se çfarë ka bërë për shqiptarët, unë mendoj se ka bërë një gabim apo më mirë të them një mëkat me nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën me të cilën u prekën disa interesa shpirëtrore e kulturore të shqiptarëve të këtushëm. Mirëpo nqs ai ka qenë çmimi që është dashur ta paguajë për të qëndruar në pushtet atëherë edhe mund të kuptohet. Por të themi se kishte diçka të veçantë për faktin se ishte kryeminstër shqiptar, me të vërtetë nuk kishim edhe pse ishin shqiptarët ata që e prodhuan një qeveri të re me kryeministër shqiptar”, tha deputeti Lamaj në emisionin 99 Minuta./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share