Deputeti i LVV-së publikon listë me emra të organizatës kriminale

REAGONA LISTA SERBE – LISTA PËR TË PERSEKUTUAR SERBËT

Një listë me emrat e sic e quan “organizatave kriminale serbe dhe drejtuesve të tyre”, e ka publikuar në Facebook deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja i cili kërkon edhe arrestimin e tyre.

Në këtë listë përmendet Mbrojtja Civile, e cila sipas tij është formuar nga Goran Rakiq, Igor e Slavko Simiq, Millosh Perovic, Nenad Gjuriq dhe Stevan Paviceviq.

Ai gjithashtu ka përmendur vëllaun e presidentit Serb Vuciq si dhe djalin e tij Danilo.

I menjehershëm ka qenë reagimi i Listës Serbe e cila thotë se kjo është një listë “për të persekutuar serbët”.

“Urrejtja e Albin Kurtit për çdo gjë serb shkon deri aty sa publikon një listë të re për persekutimin e serbëve, ku përfshihen edhe vëllai dhe djali i presidentit Aleksandër Vuçiq, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me protestat demokratike dhe paqësore të popullit serb në barrikadat. Kështu, përfaqësuesi i Vetëvendosjes së Albin Kurtit, Armend Muja, ka publikuar një listë tjetër për persekutimin e serbëve nga Kosova, të cilën Kurti dhe ministri i tij Sveçla me këmbëngulje përpiqen ta fshehin”.

Lista Serbe pretendon se me publikimin e kësaj liste nga Muja, po ua “rrezikon drejtpërdrejt” jetën serbëve të Kosovës.

“Kurtit nuk i mjaftoi kriminalizimi i Listës Serbe dhe lidershipit të saj pa asnjë provë, por shkoi një hap më tej dhe djali i presidentit Vuçiq, Danilo dhe vëllai i tij Andrej u bënë shënjestër e regjimit të Kurtit”.

Si zakonisht, Lista Srpska tentoi t’i përfshijë ndërkombëtarët në këtë çështje dhe u mundua që të arsyetojë vendosjen e barrikadave.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share