Deputeti gjerman: Përkrahja për Kosovën në AP të përçojë një sinjal të fuqishëm për Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim pozitiv

Deputeti gjerman Knut Abraham ka deklaruar në Asamblenë Parlamentare, që raporti i Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në KiE është I shkëlqyer.

Abraham në fjalën e tij, theksoi se përkrahja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, të përçojë një sinjal të fuqishëm për Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Kemi një raport të shkëlqyer nga Dora Bakoyannis dhe unë besoj që duhet të jemi mirënjohës. Është punë impresive të nderuar kolegë, kemi pasur juristë, raportues nga vende të ndryshme, që e kanë njohur Kosovën, disa që nuk e kaun njohur pavarësinë e Kosovë, të gjitha arrijnë në të njëjtin konstatim, që Kosova meriton, populli i Kosovës, meriton mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ofrohet nga hyrja në Këshill të Evropës”, u shpreh Abraham.

“Shpresoj se do të ketë përkrahje të fuqishme në këtë asamble, dhe duke përçuar një sinjal të fuqishëm për Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share