Kuvendi sot në seancën e tetë duhet të verifikojë mandatet e deputetëve të rinj që do të zëvendësojnë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe disa ministra të sapozgjedhur.
Deputetë të rinj do të jenë Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilia Angelova, Vesna Gjorgjieva dhe Diana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO.
Ndërsa Feride Haxhiu dhe Kaltrina Beqiri nga koalicioni VLEN.
Deputetët e rinj të VMRO-DPMNE-së vijnë në vendet e Mickoskit dhe ministrave Gordana Dimitrieska-Koçoska, Ljupço Dimoski, Vllado Misajlovski, Ivan Stoiljkoviq, Aleksandar Nikoloski, ndërsa ata të VLEN-it në vend të Izet Mexhitit dhe Fatmir Limanit.