Deputetët të premten kthehen në punë, në seancën e parë do të diskutohet për pesë interpelanca!

E premtja e 10 janarit do të jetë dita e parë e punës për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të  cilët deri më tani ishin në pushim.

E në seancën e parë deputetët do ta kenë para vetes disa interpelanca edhe atë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, Astrit iseni. Interpelanca në fjalë është dorëzuar nga Fronti Europian, pas ngjarjeve të 28 nëntorit.

Veç kësaj, interpelancë do të ketë edhe për largimin e Ilire Dautit nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale Demografi dhe Rini.

Duke folur për interpelancën e Dautit, i pari i Kuvendit, Afrim Gashi javë më parë kishte njoftuar se çdo interpelancë do të shqyrtohet posaçërisht dhe se mund të diskutohet tërë ditën, varësisht nga ajo sa deputetë janë paraqitur për fjalë. Megjithatë, në fund të ditës duhet të votohet.

Sipas Gashit, pavarësisht se si do të jetë votimi, Ilire Dauti nuk do të shkarkohet nga pozita e kryetares së Komisionit të lartë-përmendur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share