Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 115-të, në rendin e ditës të së cilës, ndër të tjera, janë edhe pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d.
Në rend dite janë ligjet e propozuara për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, Ligjit për Shpronësim dhe Ligjit për Ndërtesat, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.
Në seancën e sotme janë edhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ligjit për fitoparmacinë, Ligjit për themelimin e komisionit shtetëror për vendimmarrje në nivelin e dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për monitorimin e komunikimeve, të gjitha me procedurë të shkurtuar.