DEPUTETJA KUSARI-LILA MHON KOMUNIKIMIN
Përgjime të bisedave ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetit të Listës Serbe Slavko Simiq janë publikuar nga gazeta Nacionale.
Berat Buzhala pretendon se këto audioincizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar më zyrën e Kusari Lilës.
Në bazë të bisedës del se ajo ka komunikuar në telefon me Milan Radojiciq i cili është në listën e zezë të SHBA-së si dhe i kërkuar nga drejtësia kosovare për vrasjen e politikanit serb Oliveër Ivanoviq. Por komunikimin me të e ka mohuar Kusari Lila.
Ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri i cili thotë se këto përgjime demaskuan pushtetin e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.
E deputetja Ganimete Musliu kërkoi ndërperjen e seancës së Kuvendit.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka shkruar në Facebook se “Nuk qenka më pyetja Me a Pa koordinim. Pyetja qenka me kënd”.
Buzhala ka paralajmëruar vazhdim të publikimeve të përgjimeve ditët në vazhdim.