“Depresion kolektiv” | Xhelal Neziri: Jetojmë në një krizë konstante

Gazetari dhe analisti, Xhelal Neziri pajtohet me mendimin se hallet e qytetarëve janë të aspektit pragmatik dhe jo të gjithë i intereson gjeopolitika dhe gjeostrategjia. Në Klan Debat, analisti Neziri vlerëson se qytetarët jetojnë në një krizë konstante, e cila ka filluar që në vitin 2015 me një sërë ngjarjesh në rajon, Evropë dhe në botë.

“E gjithë kjo në fund shfaqet si një depresion kolektiv në të cilin ndodhen qytetarët. Ne kishim anketa, ku pamë se kemi rezultatet më të këqija nga anketat që i kemi pasur deri tani, në të gjitha aspektet. Sidomos në aspektin ekonomik dhe sundimin e së drejtës”, deklaroi Neziri.

Të gjitha këto rezultate sipas Nezirit, hapin tema tjera se a jetojmë në kohën më të vështirë, a është papunësia me të vërtetë kaq e madhe e të ngjashme./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share