DOGANI: MBETURINAT MUND TË KTHEHEN NËSE S`KA MBËSHTETJE FINANCIARE
Pas disa dekadave, për herë të parë, në Deponinë “Rusino” ku Komunat e Pollogut deponojnë mbeturinat, gjërat funksionojnë sic duhet. Vendi është I mbrojtur nga ujrat atmosferik, ka rojtarë kurse mbeturinat mbulohen. Por, për disa ditë, mijëra ton mbeturina sërish mund të paraqiten, nëse Komunat e Pollogut nuk I paguajnë detyrimet ndaj kësaj deponie.
“Kjo duhet të mirëmbahet edhe mëtej, të jemi serioz dhe të paguhen detyrimet ndaj kësaj deponie, por edhe të kërkojmë mjete tjera financiare. Të kërkojmë nga deputetet tanë të votojnë ligjin për huamarrje me të cilën do të na mundësohet edhe ndërtimi i deponisë se re apo fazës se dytë. Nëse operatorët nuk punojnë dy ditë, gjasat për t`u kthyer situata e vjetër janë shumë të mëdha” – deklaroi Besim Dogani drejtor i NP ”Rusino”
Borxhi ndaj Ndërmarrje Publike “Rusino Pollog” është 7 milion denarë. Tetova dhe Gostivari janë borxhlinjtë më të mëdhenj, por përkundër situatës së rënduar financiare në të cilën gjenden, kanë premtuar se do t`i shlyejnë detyrimet.
Deponia “Rusino” sot u vizitua nga të gjitha Komunat e Pollogut, bashkë me Ministrin e Ambientit Jetësor, Naser Nuredini dhe Ambasadoren e Zvicrës, Veronik Ulman, e cila financiarisht ka ndihmuar etapën e parë të rregullimit të Rusinos.
Ministri Nuredini shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi midis pushtetit lokal dhe qendror me qëllim që qytetarët të kenë depone moderne dhe bashkëkohore. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri