Departamenti për krim serioz hap hetim ndaj ish drejtorit për investime të huaja Bekim Emini

EMINI KANDIDAT SERIOZ PËR POSTIN E AVOKATIT TË SHTETIT

Njësia e re e formuar brenda Prokurorisë Publikë për ndjejkejn e krimit serioz dhe të ndërlikuar,  një nga hetimet e para që ka hapur sipas informacioneve të Klan Maqedoni është kundër ish drejtorit të Agjensisë për investim e të huaja Bekim Emini I cili në këtë postë ishte emruar në vitin 2021 si kaudër I Alternativës.

Emini dyshohet për keqëpërdorimin e detyrës dhe se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me veprimet e tij. Ka nënshkruar marrveshje në katër sy në vend se të ndjek procedurën ligjore përmes shpalljes publike për angazhim të kompanive për nevojat e Agjensisë për investime të huaja.

Pjestarë të MPB nga njësiti për krim ekonomik janë duke mledhur dokumentacionin e duhur të periudhës derisa me Agjensinë për investime të huaja ka udhëhequr Bekim Emini.

Nga MPB për Klan Maqedoni thanë se derisa zhvillohet hetimi për dikë nuk mund të japin hollësi.

Emini ndryshe është edhe pretendenti kryesor që të mar postin e avokatit të shtetit, ai ka konkuruar për këtë postë në konkursin e hapur për të parin e këtij institucioni, ndërsa përzgjedhjen duhet ta bëj qeveria gjatë javës së ardhshme.

Ndaj Bekim Eminit sipas dokumentacionit të siguruar nga Klan Maqedoni padi penale dhe parashtesa janë lëshuar jo vetëm në prokurorin për krime serioze dhe të ndërlikuara, por edhe deri tek policia finasiare dhe Komisioni për antikorrupsion.

Bekim Emini ndryshe është edhe  kryetarit aktual I degës së Alternativës në Gostivar. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share