Sot, Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vërtetuar dënimin prej 35 vjetësh burgim për të moshuarin që vrau gruan me sëpatë në kryeqytet në nëntor të vitit 2022. Vendimi i Gjykatës Themelore, i shpallur në prill të këtij viti, është konfirmuar nga instanca e Apelit.
Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtëses nuk kanë qëndrueshmëri dhe nuk ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale.
Dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë është vlerësuar si i qartë, i kuptueshëm dhe në harmoni me vetveten, duke përfshirë arsyet e dhëna në aktgjykim.