Dënohet me 11 mijë vite burg bosi i kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer

Akuzohet se mashtroi 391 mijë persona, u ekstradua nga Shqipëria

I konsideruar si bosi i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer është dënuar nga gjykata turke me 11 mijë vite e 196 muaj burg për akuzën e mashtrimit, udhëheqjes së një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Biznesmeni turk drejtonte kompanin Crypto Exchange Thodex, e cila në Turqi kryente shkëmbimin më të madh të monedhës kripto.

Në 2021 ndaj kësaj kompanie dhe bosit të saj, Faruk Gatih Ozer u ngrit akuza e mashtrimit të mijëra investitorëve të kriptove në afro 13 milionë Dollarë.

Pas këtyre akuzave ai u arratis në Shqipëri ndërsa 2 vëllezërit dhe motra e tij gjithashtu pjesë e kësaj skeme u dënuan me burg.

Arratia në Shqipëri për Faruk Fatih Ozer zgjati për disa muaj për t’u arrestuar në Gusht të 2022 nga Policia e Shtetit.

Vetëm disa muaj më vonë, në Prill të këtij viti ai u ekstradua në Turqi aty ku vijoi betejën ligjore për akuzat e ngritura.

Ishte kërkesa e palës turke për ta ekstraduar menjëherë bosin e kriptomonedhave i cili akuzohet se ka mashtruar 391 mijë personave përmes kompanisë së tij të kriptovalutave Thodex.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share